Kina ndaloi transmetimin e këngës së Shqipërisë dhe Irlandës, kjo është arsyeja

Interpretimi i Eugent Bushpepës në Eurovision si dhe ai i Ryan O’Shaughnessy’s, përfaqësuesi i Irlandës, janë ndaluar që të transmetohen në Kinë, për dy arsye. Sipas “Esctoday”, Genti nuk u shfaq në transmetimin kinez të mbrëmshëm, për shkak të një rregulloreje, e cila ndalon artistët dhe aktorët që shfaqin tatuazhe në televizion, transmeton Revista Class.

Rregulli u prezantua në janar të këtij viti, në të cilin Administrata Shtetërore e Shtypit, radioja, filmi dhe Televizioni i Republikës Popullore të Kinës (SAPPRFT) deklaroi se “kërkojnë në mënyrë specifike që programet të mos shfaqin aktorët me tatuazhe. Genti u hoq edhe nga njoftimi i kualifikimit, ku transmetuesi tregoi vetëm një pjesë të reagimit të ekipit shqiptar.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Irlandës nuk është futur në transmetim gjatë performancës, sepse në skenë kishte një çift meshkujsh që kërcenin duke sjellë historinë e një çifti gay. Por ndryshe nga Shqipëria, është transmetuar momenti i kualifikimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button