Islami një incident historik

Sipas disa orientalistёve bashkёkohorё shqiptarё, studjuesve dhe njё pjesё e opinionistёve, ёshtё shndёrruar nё mit se gjithё tragjeditё, dekadenca si pasojё bazohet tek incidenti historik qё u erdhi nga islami shqiptarёve. Islami erdhi si fe e pushtuesve osmanё. Kёta despotё dhe tiranё orientalё e ndanё kombin nё dy fe dhe 5 shekuj me radhё e robёruan dhe e helmuan gjakun e arbёrit. Islami tek shqiptarёt ishte petk i huaj qё tё gёrvisht kurse krishterizmi ishte etika e shpirtit tё arbёrit. Ata mё tej bёjnё propagandё dhe fyerje komunitetit musliman shqiptar, se pёr tё hyrё nё familjen europiane shqiptarёt muslimanё duhet tё rehabilitohen, tё emancipohen, disiplinohen dhe tё shkёputin gjithё fijet dhe tjetёrsohen nga feja e tyre islame. Ata aludojnё rikthimin dhe konvertimin nё fenё e tё parёve, qё pёrcaktojnё identitetin nё rrёnjёt e qytetёrimit krishter dhe perёndimor. Sipas tyre desintegrimi nё bashkimin e familjeve europiane bazohet mbi konceptet dhe fajin se shqiptarёt muslimanё kanё ngelur tipik lindorё orientalё dhe anadollakё. Vezirёt shqiptarё ishin pinjollё tё haremeve tё sulltanatit sё bashku me pasardhёsit e tyre bejlerё dhe esnafё. Kёta kanё shumё mllef, neveri dhe kanё turp qё etёrit e tyre i kanё me origjinё islame. Disa shkojnё dhe mё lart, se ngecja e tranzicionit, e proceseve tё integrimit, korrupsioni, krimi i organizuar e kanё gjenezёn dhe sindromin tek pinjollёt pasardhёsit e bejlerёve anadollakё dhe orientalё. Komunizmi nё Shqipёri nuk ishte komunizёm europian as i ngjashёm me kampin e shteteve tё lindjes komuniste por as stalinist. Komunizmi shqiptar i kishte rrёnjёt nga pinjollёt e vezirёve dhe bejlerёve shqiptarё dhe nuk ishte e rastit, qё 40 vjet nё Shqipёri sunduan dy despotё dhe tiranё. Njёri ishte Hoxhё dhe tjetri Sheh. Shqiptarёt janё i vetmi popull nё Ballkan qё kanё krizё identiteti fetar, kompleks inferioriteti duke vuajtur nga nostalgjia, se po tё ishin tё krishterё do tё ishin popuj tё iluminizuar, kulturuar siç janё popujt perёndimorё. Ata çdo herё ia kanё hedhur fajin pasqyrёs, se duken tё shёmtuar nё fytyrё. Po sikur tё ishin tё krishterё, shqiptarёt do tё ishin si fqinjёt e tyre ballkanas, popuj orientalё lindorё, siç Europa i konsideron si popull lindor. Sindroma dhe taverna ballkanase qё tё gjithё ziejnё nё njё kazan sipas shumё historiografёve dhe studiuesve, ndarja dhe ndryshimi historic i popujve europianё, filloi para ardhjes sё osmanёve. Ndarja filloi kur perandori romak Teodos, mё 393 u nda dhe fillojё divergjencat epistemologjike ontologjike mes dy qytetёrimeve. Europa katolike latino-ariane dhe popuj tё Lindjes bizante. Para ardhjes sё osmanёve shumica e popullit tё arbёrit ishin krishterё tё konfesionit ortodoks. Po tё supozojmё dhe imagjinojmё sipas tezёs sё orientalistёve dhe tё disa studiuesve, sikur shqiptarёt tё konvertoheshin nё fenё e tё parёve, shumica mbi 80% ortodoks, prapё nuk bёn para. Pёr europianёt perёndimorё, popujt tё krishterё ortodoks bizantinё dhe popujt musliman i konsiderojnё popuj lindorё orientalё dhe islamikё, ndёrsa me ortodoksizmin janё si lisi me dy dega. Ne fund duhet ta dinё kёta zotёrinj, se pёr tu bёrё shqiptarёt popull i iluminizuar emancipuar duhet tё konvertohen tё gjithё nё konfesionin protestantё Man Ariano Protestant. Unё mёse 40 vjet jetoj dhe punoj nё Perёndim. Kam jetuar si perёndimor por kam mbetur shqiptar 24 karat dhe ballkanas 12 karat lindor si gjithё emigrantёt e ish republikave jugosllave, ashtu si italianёt jugorё, portugezёt dhe spanjollёt qё konsiderohen mesdhetarё puro katolikё.

“Europa do tё na priste si çifutёt me mjekra, flokёt me bishta dhe kёsula”

Po tё ishin dy shtetet shqiptare Shqipёria dhe Kosova tё pasura sikur Dubai, Kuvajti dhe Malajzia, Europa neve do tё na pranonte me mjekra tё gjata, xhube me tespi nё dorё, fustanella dhe burka. Ata do tё na shtronin tepih tё kuq nёpёr aeroporte. Do tё na pritnin si çifutёt me mjekra flokё me bishta dhe kёsula, por do tё ishte pikёpyetja se a do tё donin shqiptarёt me gjithё privilegjet tё hynin nё Bashkimin Europian, apo si disa shtete qё me skepticizёm i shikojnё burokratёt e Brukselit dhe su trembet syri po tё dalin nga Unioni Europian. Bashkimi Europian nuk ёshtё njё klub krishter eurocentrist dhe homogjen. Europa post moderniste dhe post sekulare i ka kaluar hipotezat divergjencat kulturore dhe fetare. Komunitetet sekulare dhe fetare respektojnё vlerat dhe jetojnё nё shoqёri tё hapur me harmoni dhe paqe. Tё tre religjionet e kanё origjinёn nga Lindja dhe depёrtuan nё gjithё rruzullin tokёsor dhe Europё. Nё shumё shtete perёndimore islami ёshtё bёrё fe zyrtare. Janё duke mbirё xhamitё si kёrpudha. Shembull: kёtё javё u bё hapja e xhamisё sё re e komunitetit fetar shqiptar nё qytetin e Frauenfeld tё Zvicrёs. Nuk tё bёn europian miti si shkop magjik tё jetosh nё stilin perёndimor, veshje estetiko-xhins, bikini, rock muzikё, tё ushqyerit Mc Donalds. Europa kёrkon thjeshtё qё shqiptarёt tё reformohen, emancipohen, tё mos mbeten shqiptarёt shtete bananesh tё kanabisit dhe gropё e zezё, por tё hyjnё tё integruar dhe tё emancipuar nё familjen europiane. Sado kritikё tё jenё ndaj disa grupeve praktikantё me mjekra, pantallona tё gjera dhe vajza tё mbuluara me shami pёr europianё nuk ёshtё peng pasi dhe nё Perёndim ekzistojnё sekte radikale krishtere. Mё shumё tё rrezikshёm janё djem tё ri tё veshur me stil perёndimor, vath nё vesh, muzikё rep por tё getoizuar nё lagjet e Brukselit dhe Parisit duke pёrgatitur dhe montuar bombё dhe dinamit si kamikaze duke vrarё njerёz tё pafajshёm. Pra ata nuk i pengon veshja orientale dhe tё jetuarit sipas traditёs dhe kulturёs sё tyre. Shqiptarёt, duhet tё ndjekin islamin tradicional tё trashёguar nga gjyshёrit dhe etёrit e tyre. Tё mos lejojnё depёrtimin e fraksioneve sekteve ekstremiste radikale, qё tё jetё problem i vetё shqiptarёve. Identiteti shqiptar ёshtё i determinuar dhe i ndarё historikisht nё dy pjesё. Njё pjesё tё identitetit islam dhe njё pjesё tё identitetit tё krishterё. Tё dy religjionet islami dhe krishterizmi, si mishёrim kohezion social dhe kulturor kanё qenё shembullor nё Ballkan dhe rajon mes shqiptarёve qё shekuj me radhё kanё jetuar nё paqe harmoni dhe tolerancё. Kombi shqiptar me dy fe, nё thellёsi si premisa ka tё njёjta atribute, tipare, tradita, kulturё, tё pёrcaktuara nga historia, etnografia, ontropollogjia dhe etnogjenia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button