Roth pas takimit me Zaev: Nëse nuk e zgjidhni çështjen e emrit, do të vazhdojë me vite status quo-ja (VIDEO)

Të zgjidhet këtë vit çështja e emrit ose do të vazhdojë me vite status quo-ja. Ka  vullnet ka të dyja palët dhe mund të arrihet kompromis i pranueshëm. Methju Nimic ka rol kyç, por qeveritë e të dy vendeve janë ata që e udhëheqin procesin. Është e nevojshme, konstruktivitet, kreativitet dhe fleksibilitet. Qeveria e Maqedonisë është pozitive dhe kreative, ashtu është edhe Qeveria e Athinës, dhe për atë shoh dritë në fund të tunelit”,  ka deklaruar ministri Shtetëror për Çështje Evropiane në MPJ-në e Gjermanisë, Mihael Roth, pasi ka realizuar takim me kryeministrin Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Ai shton se deklaratat e fundit e konfirmojnë vullnetin që çështja tani të zgjidhjet, ndërkaq të dy palët janë të gatshme për kompromise të rënda. Ai tha se Gjermania jep mbështetje të fuqishme.

I pyetur për mbështetjen e vendeve nga BE për anëtarësimin e Maqedonisë, Roth tha se pa mbështetje publike procesi BE nuk do të jetë i suksesshëm për të dyja palët.

“Qytetarët e Gjermanisë janë të vetëdijshëm për sfidat, krizat, luftërat, për atë patjetër duhet që t’i përforcojmë kapacitetet. Këtu është edhe obligimi i partnerëve tanë që t’i presim në BE. E kemi momentin e shkëlqyer në Samitin BE Ballkani Perëndimor, ku mundemi që ta tregojnë përkushtimin tonë për zgjerim të BE-së. E di se shumë qytetarë të E-së janë skeptik, patjetër duhet që t’i bindim se BE perspektiva konkrete, anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor nuk është në interes vetëm të vendeve tona, por edhe për BE-në”, tha Roth, transmeton Portalb.mk.

Ai shtoi se “politikanët vazhdimisht përpiqen që t’i bindin qytetarët, unë isha në Austri javën e ardhshme do të jem në Francë, do ta takoj edhe Danimarkën, ku do të diskutojmë për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, porositi Roth.

Njëkohësisht, ka porositur që Prokuroria Speciale Publike (PSP) patjetër duhet që ta vazhdojë punën e saj, ndërkaq nëse ajo nuk ndodh me vazhdimin e mandatit të saj për çka është e nevojshme dy e treta e shumicës parlamentare, atëherë e njëjta të integrohet si sektor i rregullt në sistemin gjyqësor.

Roth tha se “nuk mundem ta heshti PSP-në. Dy të tretat e shumicës parlamentare është parakusht për mandatin e PSP-së, ndërkaq më informuan se opozita është kundër kësaj, kështu që mendoj që zgjidhje pragmatike do të ishte që të integrohet PSP në instancat e rregullta gjyqësore dhe ta vazhdojë punën e saj”.

Këtë vendin e ka konfirmuar edhe kryeministri Zaev, i cili tha se mandati për ngritjen e akuzave nga ana e PSP-së ka mbaruar, por po punohet në integrimin e PSP-së në sistemin e rregullt gjyqësor.

Osmani: na duhen vendime të guximshme – këtu, te fqinjët si dhe te vendet e BE-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button