Mjerimi i shqiptarizmit në Preshevë, misioni antikombëtar i Dudiqit

Misioni i Dudiqit po bëhet pikërisht në vigjilje të ditëlindjes së heroit kombëtarë shqiptar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Në shekullin XXI rreth 100 mijë banorë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ende mësojnë pa abetaren shqipe. Ky fat i hidhur i një pjesë të kombit shqiptar nga shumë faktorë të jashtëm e të brendshëm po e vuajnë këtë errësirë të dijes. Shteti serb me gjithë mekanizmat e saja po e pengon këtë mision të abetares shqipe, këtu një pengës të madhe po jep edhe klasa politike lokale shqiptare e cila është bashkërealizuaese e këtij misioni antishqiptare të abetares shqipe duke heshtur këtë problem esencial për atë popullatë.

Në krye të misionit antishqiptar të Dudiqit është Medreseja në Preshevë, si institucion fetar si dhe Bashkësia Islame në Preshevë. Hapja kohë më parë e Medresesë në Preshevë si institucion fetare dhe aspak edukativo-kombëtar por asimilues ishte jo i mirëpritur nga popullata shumicë shqiptare dhe nga shtresat intelektuale shqiptare që bëjnë përpjekje për futjen e abetares shqipe.

Mevludin Dudiq edhe pse kohë më parë kishte shpërfaqur misionin e tij por sidomos me deklaratën e tij të fundit publike dhënë në Preshëvë në shtëpinë Kulturës se qëllimi i tijë është “të bëjn boshnjakzimin dhe islamizimin e popullatës shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe Ballkanit”, si dhe duke sulmuar laicitetin e shkollave shqipe që janë në duke punuar ashtu të cunguara në aspektin e abetares, historisë në gjuhën shqipe. Misioni i Dudiqit i mbështetur direkt si në aspektin politik ashtu edhe atë financiar nga shteti serb po realizohet  përmes Medreses në Preshevë. Ky institucion asgjë nga historia e popullit shqiptarë nuk i ligjëron nxënësve të kësaj medreseje, por vetëm për traditën dhe kulturën arabo-turke si emetues të verbër të kulturës së huaj dhe jo asaj shqiptare.

Nëse do ti shihni shfaqjet teatral që organizojnë koordinatorët e kësaj shkolle me nxënësit e tyre për rinin shqiptare do të shihni qartë asimilimin e vlerave kombëtare dhe imponimin e atyreve të huaja,  si dhe ekspozitën të organizuar po nga ky institucion nuk do të shihni as edhe një vlerë të shfaqur kombëtare shqiptare. Misioni i Dudiqit me dudiqët serbo dashës të Preshevës, këta nxënës disa herë i dërgojnë në Turqi e vendet arabe për eksursione dhe assesi nuk i bie në mend që këta nxënës kanë nevojë të vizitojnë Krujën, Prekazin, Shkodrën, Gjirokastrën, Tetovën, dhe vetë vendet historike të Preshevës që ka me dhjetëra.

Në planprogramin e Dudiqit në bashkëveprim me Qeverinë e Serbisë sistemi i tyre është i qartë sa më larg identitetit shqiptar, dhe zbehje të ndjenjave kombëtare të rinisë dhe popullatës shqiptare. Ky mision i Dudiqit po ia gdhend gëzimin  dhe ndjenjën kombëtare rinisë shqiptare të Preshevës Bujanocit dhe Medvegjës, duke ia marrë në psherëtim abetaren e shenjtë shqiptare atë duke ia zëvendësuar me shkronja të shtrebura arabe, duke i krijuar një rini shqiptare si shpirtra të shuar nga ndjenja kombëtare që të mos e kërkojnë abetaren shqipe. Shteti serb me mekanizat e saj shtetëror ndalon në mënyrë zyrtare abetaren shqipe, por nuk përfundon vetëm me kaq, por nga ana tjetër ua servon përmes shërbëtorëve të saj një nostalgji për shkronja arabe.

Zgjohuni shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe tregojani Dudiqit dhe dudiqëv të saj  se ne jemi shqiptarë dhe se vlerat tona kombëtare nuk i ndërrojmë me asnjë vlerë tjetër.

*Historian, ish-veteran i UÇPMB-së, dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button