Barça ‘shkatërron’ Villarealin, Messi më pranë Këpucës së Artë

Me titullin kampion tashmë të fituar, Barcelona vijon të jetë e motivuar për të mbyllur sezonin në La Liga, në kuotën e zero humbjeve.

Pas asaj El Clasico-je të çmendur, skuadra e Valverdes zbriti sërish në ‘Camp Nou’, këtë herë për t’u përballur me Villarealin. Ndaj ‘nëndetëses së verdhë’, katalanët nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren, duke mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë, transmeton Super Sport.

Philippe Coutinho hapi serinë e golave në minutën e 11’, ndërsa Paulinho në të 16-ën dhe Messi në të 45-ën, vulosën rezultatin 3-0 në pjesën e parë.

Në 45-minutëshin e dytë Villareali shënoi golin e vetëm me anë të Sanssones, ndërsa në minutat e fundit të takimit ishte Ousmane Dembele ai që shënoi një dopiete për Barcelonën dhe fiksoi rezultatin 5-1, me Barcelonën që tashmë shkoi në kuotën e 90 pikëve, kur kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP