Fund qeseve plastike në Shqipëri

Një nga vendimet e miratuara ditën e mërkurë nga qeveria ishte ai për ndalimin, importimin dhe tregtimin e qeseve plastike, por që do të hyjë në fuqi pas 2 muajsh për t’i dhënë kohë biznesit për të marrë masa.

Pas këtij afati, vendimi parashikon gjobitjen e çdo biznesi që tregton me qese plastike nën 35 mikron me një vlerë nga 1 milion deri në 1.5 milionë lekë të rinj, transmeton TCH.

Këto masa janë si për prodhuesit importuesit e mëdhenj, ashtu edhe për tregtarët e vegjël, në: supermarkete, dyqane dhe marketet.

Vendimi vjen si pasojë e situatës së rënduar në mjedis për shkak të konsumimit të qeseve plastike, që dëmtojnë peizazhin, ekosistemin dhe shëndetin e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button