Mourinho me mesazh emocionues për Fergusonin

Jose Mourinho thotë se Manchester United ka besim te rikuperimi i shpejtë i Alex Ferguson teksa trajneri legjendar mbetet në spital pas hemorragjisë cerebrale.
Nuk ka asnjë të re mbi gjendjen e tij që prej ditës së martë kur është raportuar se operacioni i tij ka qenë i suksesshëm, transmeton Lajmi.net.

Por teksa ishte hezitues për të ofruar detaje të reja, Mourinho tha se informacioni i fundit që ka marrë ka qenë inkurajues.

Dyshja ishte së bashku në publik vetëm një javë më parë kur nderuan Arsene Wenger në Old Trafford.

“Është një çështje private. Familja e tij ka kërkuar për privati dhe unë do ta respektoj këtë gjë,” shprehet Mou.

“Klubi është optimist, shumë optimist. Kemi besim. I gjithë ekipi ka reaguar në mënyrë pozitive pas lajmeve të reja.”

Djajtë e Kuq do të ndeshen me West Ham në ndeshjen e parafundit të kampionatit të enjten.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button