Bogdanoviq realizon premtimin për hapësirën publike në Qendër

Në programin parazgjedhor të kryetarit të Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, në kapitullin “Projekte kyçe” në pjesën “Ndalim të aktiviteteve të pakontrolluara ndërtimore”, gjenden edhe premtimi në vazhdim të cilin e vlerësojmë si të realizuar:

Rievidentimi i kualitetir të planifikimir të hapësirës 

Sasha Bogdanoviq, kryetar i Komunës Qendër, gjatë kandidimit të tij vendosi edhe një premtim të rëndësishëm në kapitullin “Ndalimi i aktiviteteve ndërtimoreve të pakontrolluara” (faqe 16 dhe 17), dhe është revizioni i kualitetit të planifikimit hapësinor, të cilin e vlerësojmë si të realizuar vetëm me atë se rishikim, gjegjësisht revizion i 31 i Planit të detajuar urbanistik, të cilët janë miratuar ose mandatuar para tij.

Në të vërtetë, ky kapitull ka më më shumë pretime të detajuar siç janë Shpallja publike e të gjithë planeve të detajuara të cilët janë ripërpunim ose në përpunim, por edhe të planeve të detajuara më përpara, si dhe ndryshimet e tyre dhe plotësimet, verifikim i vazhdueshëm në terren i gjendjes faktike sipas planeve të detajuara urbanistike, si dhe Verifikimi i të gjithë miratimeve të lëshuara për ndërtim dhe ndalim të lëshimit të miratimeve të reja për ndërtim dhe miratim të moratoriumit për ndërtim më së voni deri në fund të vitit 2017 dhe të zgjat derisa sa nuk do të përgatitet plan i ri i detajuar urbanistik sipas të gjithë standardeve dhe duke mos lënë asgjë parasysh…ose Përgatitje të analizave të detajuara dhe studime profesionale për demografi, gjelbërim dhe mjedis jetësor, komunikacion, siguri dhe mbrojtje dhe infrastrukturë komunale dhe shfrytëzimin e tyre dhe zbatimin gjatë përpunimit të planit të detajaur urbanistik, etj.

Kryetari Bogdanoviq në programin parazgjedhor ka premtuar se do ta realizojë deri në fund të vitit 2017 dhe fillimin e vitit 2018.

Vendimi i parë për ndalimin e zbatimit të 31 planeve të detajuara urbanistike të miratuara prej Komunës Qendër në të kaluarën, u miratuar në Seancën e Këshillit të Komunës me 27 dhjetor të vitit 2017. Arsyetimi, i dhënë nga ana e kryetarit të seancës dhe në të mirë të propozimit të tij, është si në vazhdim:

Dokumentacioni i Planit urbanistik për këtë PDU nuk është në pajtim me Planin e përgjithshëm urbanistik. PDU janë të vjetër dhe periudha e planifikuar që janë miratuar ka skaduar. 

Me 26 prill të seancës së Këshillit, po ashtu me propozim të Bogdanoviqit, moratoriumi është propozuar me ndihmën këshilltarëve të shumicës në Komunën Qendër edhe për dy muaj, me atë se theksohet se “shqyrtim i këtyre të planeve të detajuara urbanistike janë në fazën përfundimtare”. 

Gjatë kontakteve tona me Komunën na u përsërit se moratoriumi është miratuar mbi baza ligjore për çdo PDU në veçanti dhe se arsyet me të cilat është vërtetuar jokonsekuencë për PDU-të konkrete janë të shumta – duke filluar prej numrit të pamjaftueshëm të votave me të cilin është miratuar, deri te mosrespektimit i një prej 20 hapave të cilët janë të patjetërsueshëm për tu realizuar si kushte procedurale që të mund vetëm një PDU konkret të realizohet. Fundja, pikërisht kjo, Raporti për PDU-të në fazën e miratimit, është publikuar në mënyrë transparente në ueb-faqen e Komunës Qendër në seksionin e Planeve të Detajuara Urbanistike.

Lidhur me atë që u tha më lartë, mund të vlerësohet se Sasha Bogdanoviq ka realizuar dhe realizon pretimin parazgjedhor për rievidentimin cilësor të planifikimit hapësinor, edhe pse vet vendimi për moratorium të zbatimit të PDU-ve është një prej vendimeve më të rënda, siç shkruhet edhe në mediume, një pjesë e këshilltarëve, por edhe kryetarët të tjerët të komunave kanë reaguar se një vendim i atillë mund që të ndikojë negativisht në njërën nga të ardhurat kryesore të secilës komunë.

Burimi: Vërtetmatesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button