Ambasadori i Maqedonisë në SHBA, Vasko Naumovski do të ftohet për konsultime në Shkup

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski sot duke u përgjigjur më pyetjen gazetareske tha se ambasadori i Maqedonisë në SHBA, Vasko Naumovski do të ftohet të vijë në Shkup për konsultime, transmeton Portalb.mk.

“Në procedurë dhe në marrëveshje me ministrin Nikolla Dimitrov, ambasadori Naumovski do të ftohet për konsultime në vend, ku në procedurë përkatëse do të konfirmohen të gjitha faktet e caktuara në këtë rast”, tha Dimovski.

Ai shtoi se detyra e diplomatëve, përfaqësuesve të jashtëm të vendit është që të jenë në kontakt të vazhdueshëm dhe t’ju shërbejnë përfaqësuesve kur shkojnë mysafir në ato vende.

Skandal: Ambasadori maqedonas Naumovski e ka bojkotuar vizitën me Shekerinskën gjatë vizitës së saj në SHBA

Ministria e Punëve të Jashtme ka filluar procedurë për sjelljen e ambasadorit Naumovski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button