Studimi/ Dobësoheni apo shëndosheni? Ja ç’ndodh me trupin tuaj kur bini në dashuri

Sa herë mund ta keni dëgjuar, që kur njerëzit të shohin se jeni dobësuar t’ju thonë: e ka nga dashuria. Na lejoni të përgjigjemi ne për ju. Shuumë herë. Epo kjo nuk është aspak e vërtetë, shkruan Bordo.al.

Hulumtimi i ri shkencor ka konfirmuar se të jesh në një marrëdhënie mund të rrisë shanset për të fituar peshë. Ky përfundim është bërë pas grumbullimit të të dhënave gjatë një periudhe 10-vjeçare nga 15,000 pjesëmarrës. Ata zbuluan se individët në çifte peshojnë më shumë se njerëzit që janë “singe” .

Dhe kjo ka një arsye. Pasi ta lexoni do të na jepni plotësisht të drejtë!

Sipas studiuesve,  kjo gjë mund të shpjegohet për faktin se kur njerëzit janë në një marrëdhënie e lënë veten dore,  pasi nuk kanë më nevojë që të duken tërheqës për partnerët e tyre. Gjithashtu, studiuesit  paralajmëruan se të kesh fëmijë mund të përkeqësojë situatën, sepse prindërit kanë tendencë të hanë mbetjet dhe ushqimet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button