Shpërthimet trondisin Bagdadin, dhjetra viktima

Një seri shpërthimesh në harkun kohor të tre orëve ka shkaktuar të paktën 14 viktima e dhjetra të plagosur në kryeqytetin iraken, Bagdad. 

Mbetet e paqartë autorësia dhe shkaku i sulmeve dhe nëse ato kanë qenë të lidhura. 

Një nga shpërthimesh ndodhi në Sulaa, një lagje shiite në Veriperëndim të Bagdadit. 

Një bombë e vendosur në një makinë të parkuar shpërtheu duke vrarë 11 persona e duke plagosur 36 të tjerë. Në një lagje sunite në Perëndim të qytetit, bombat e vendosur në dy shtëpi vranë 2 e plagosën 7 persona. 

Në një tjetër lagje me popullsi sunite, u plagosën katër persona. Bomba ishte vendosur buzë një rruge. 

Të plagosur kanë mbetur edhe 4 oficerë policie. Sulmet e ditës së sotme vijnë pas masakrës së muajit prill, ku u vranë 126 persona e u plagosën 271 të tjerë.

Lajme të ngjashme

Back to top button