Industria e turizmit prodhon 8 për qind të totalit të gazrave serrë

Gjurmët e karbonit i cili emetohet nga industria e turizmit në periudhën 2009-2013 janë rritur nga 3.9 në 4.5 gigaton (Gt), ose katër herë më shumë nga parashikimet fillestare, që sipas përllogaritjeve, është 8 për qind i totalit të emetimit të gazrave serë, raporton Anadolu Agency (AA).

Një studim i publikuar së fundmi në magazinën mujore Nature Climate Change, në të cilin kishin punuar shkencëtarë australianë nga universitetet në Sidnej dhe Queensland dhe ata të Universitetit Cheng Kung në Taivan, kanë përfshirë zinxhirin e tërë furnizues në industrinë e turizmit, përfshirë transportin, akomodimin, ushqimin dhe pijet, suvenirët, veshëmbathjet dhe kozmetikën.

Sipas autorëve në fjalë, turizmi si një tërësi, ka prodhuar 8 për qind të totalit të emetimeve të gazrave serrë, që është me 5 për qind më shumë se vlerësimi paraprak që kishte bërë Organizata Botërore e Turizmit.

“Të dhënat tona flasin se emetimet që lidhen me turizmin janë rritur me 15 për qind nga koha kur janë matur 3.9 gigaton (Gt) dioksid-karbon dhe tashmë emetimi ka shkuar në 4.5 Gt. Kjo kryesisht nga rritja e shpenzimeve të turistëve për transport, shoping dhe ushqim”, thanë shkencëtarët.

Studimi ka zbuluar se shkaktarët më të mëdhenj për emetimet e këtyre gazrave janë SHBA-të, të ndjekur nga Gjermania dhe India, ndërkohë që thekson se ishujt e vegjël si destinacione atraktive turistike, siç janë Maldivet, kanë një shkallë të lartë të emetimeve, por ekonomia e vogël e tyre, nuk u mundëson përqafimin e teknologjive të reja përmirësuese.

– Gjurmët e karbonit vlerësohet të shkojnë në 6.5 Gt

Autorët thonë se turizmi është një industri trilion dollarëshe dhe si i tillë ka një kontribut të rëndësishëm në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) globale me një rritje të parashikuar me 4 për qind në vit.

“Rritja e shpejtë e turizmit, imponon nevojën për përqafim të shpejtë të teknologjisë për dekarbonizim nga turizmi. Kemi projektuar se nga shkaku i intensitetit të lartë të karbonit, turizmi do të ketë një pjesë të madhe në emetimet e gazrave serë”, thuhet në publikim, në të cilin shkencëtarët parashikojnë që emetimet të shkojnë në 6.5 Gt në vitin 2025.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button