Austri, letër kërcënuese ndaj një xhamie

Një letër kërcënuese është lënë në një xhami në qytetin Linz në rajonin e Austrisë së Sipërme të Austrisë ku thuhet “Çdo javë do të hidhet në erë një xhami”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kreu i Bashkësisë Islame për Austrinë e Sipërme, Murat Başer, në një deklaratë për AA tha se ditë më parë në qendrën e tyre në qytetin Linz është lënë një letër me përmbajtje kërcënuese.

Başer, është shprehur se kanë njoftuar policinë në lidhje me letrën ku shkruhej kërcënimi se çdo javë do të hidhej në erë një xhami dhe se njësia e anti-terrorizmit për mbrojtjen e kushtetutës ka nisur një hetim.

Ai ka shpjeguar se forcat e policisë kanë vënë në dukje ndjeshmërinë e çështjes, ku ata kanë bërë të ditur se si rezultat i analizës së shkrimit autori i shkrimit është një austriak mbi moshën 50 vjeç për të cilin dyshohet se ky person mund të jetë me bindje “naziste”.

Gjithashtu Başer, ka theksuar se në lidhje me ngjarjen ka marrë informacion edhe kryekonsulli i Turqisë në Salzburg, Berkan Pazarcı dhe se është interesuar nga afër duke biseduar me zyrtarët.

Duke vënë theksin se nuk mund të konsiderojnë të lehtë kërcënimin, Başer, tha se ka kontaktuar me krerët e rreth 45 xhamive në Austrinë e Sipërme duke i paralajmëruar ata që të jenë të kujdesshëm.

“Kemi përjetuar personalisht se si deklaratat islamofobike të medias dhe politikanëve përhapin retorikat e nxitjes dhe urrejtjes duke ndarë komunitetin”, tha Başer, duke bërë të ditur se kanë krijuar opinionin se këto sulme kryesisht në vitin e fundit janë nxitur nga deklaratat edhe të disa mediave dhe të disa politikanëve kundrejt institucioneve të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button