Ish udhëheqësit e Ministrisë së Punëve të Jashtme e kanë keqpërdorur buxhetin e shtetit

Ministria e Punëve të Jashtme gjatë një kontrolle të punës së Qeverisë së kaluar, ka hasur keqpërdorime në blerjen dhe mirëmbajtjen e konsullatave të Maqedonisë, njofton Alsat M.

Rreth 50 milion euro janë ndarë për blerjen e 15 objekteve konsullore, por në fakt janë blerë vetëm 5. Disa nga objektet ishin ndërtuar pa leje ndërtimi e disa tjerë me fryrje masive të çmimeve. Sekretari gjeneral i Ministrisë së Punëve të Jashtme Viktor Dimovski, duke u bazuar në dokumentacionet e siguruara, dyshon se në këtë rrjet janë përfshirë edhe një zyrë avokature e avokatit Endre Feher i cili ka kryer të gjitha shërbimet juridike për shitblerjen e objekteve dhe kompania e ndërtimit nën pronësi të Hajrudin Boshmiroviç, e cila ka bërë ndërtimin dhe rinovimin e objekteve .

“Shembull tipik është objekti në Vjenë. Shuma e objektit më të madh ka kushtuar 3.5 milion euro me provizion të agjencisë prej 105 mijë eurosh dhe rikonstruktim që ka arritur deri në 1 milion e 400 mijë euro. Nga kontrolli i kryer në dokumentacionet, ekzistojnë indikacione se shitësi i objektit para vetëm 1 viti për të njëjtin objekt ka paguar 1 milion e 460 mijë euro. Sipas marrëveshjes së shitblerjes, shihet se firma është formuar me të vetmin qëllim që ta bëj shitjen e këtij objekti. Në procedurën për blerjen e këtij objekti në Vjenë por edhe të objekteve të tjera, ka qenë e përfshirë një zyrë avokature si përfaqësues ligjor i dy palëve”, tha Viktor Dimovski, Sekretar gjeneral i MPJ-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button