Shkarkimi i Hajdarmatajt, deputeti i PD: Vettingu po përdoret si mjet presioni, ky është fundi
Ka ardhur reagimi i parë nga opozita pas shkarkimit nga detyra të kryeprokurorit te Krimeve te Renda Besim Hajdarmataj nga kryeprokurorja Arta Marku. Besim Hajdarmataj kishte në dorë dosjen e Tahirit dhe Habilajve. Përmes një postimi në Facebook, deputeti i PD, Edi Paloka thotë se kjo që po ndodh është ajo që ka paralajmëruar PD.
Statusi i plote:
Ceshtja “u zgjidh”; prokurori i krimeve te renda qe gjashte muaj me pare kerkoi arrestimin e Tahirit sot , sipas mediave, eshte shkarkuar .
Gjashte muaj me pare u sulmuan e kercenuan nga kazani dhe deputetet e Rames. I sulmuan si “tropojane” dhe i kercenuan publikisht me vettingun. Sot ka ardhur akti i fundit.
Gjithshka e paralajmeruar nga PD po vertetohet pike per pike. Rama kapi prokurorine pikerisht per te shpetuar Tahirin dhe koken e tij.
Vettingu nuk po perdoret per te pastruar drejtesine por si mjet presioni ndaj prokuroreve dhe gjyqtareve.
Ky eshte fundi…