Marku shkarkon prokurorin e dosjes së Saimir Tahirit

Kryeprokurorja Arta Marku largon nga detyra kreun e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Vendimi është marrë këtë të mërkurë dhe në vend të Hajdarmataj është komanduar prokurorja Donika Prela.

Hajdamataj është prokurori që po heton dosjen “Habilaj-Tahiri”. Largimi i tij mbërrin një ditë pasi Hadarmataj mori në pyetje Gentian Ceka, shofer i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Saimir Tahiri

Hajdarmataj njihet ndryshe edhe  si personi i besuar i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, transmeton Lexo.al.

Largimi vjen pas zbardhjes së Skandalit ku Hajdarmataj ka mbyllur në mënyrë misterioze dosjen e bosit të drogës Arbër Kuliçi (Çekaj).

Pas zbulimit të 613 kg kokaine që vinte nga Kolumbia, doli se pritësi i drogës kishte edhe një dosje tjetër të mbyllur nga kreu i Prokurorisë për Krimet e Rënda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button