Nënshkruhet kontrata, 910 mijë denarë nga Ministria e Kulturës i jepen UNT-së

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri me rektorin Aziz Pollozhani sot kanë nënshkruar kontratën e programit vjetor të Universitetit “Nënë Tereza” me të cilën parashihet financim i tetë projekteve në vlerë prej 910 mijë denarë, njofton Portalb.mk.

Projektet që u financuan janë: “Mjedisi dhe shëndeti”, “Sociolinguistika”, “Inxhinieri Softuerike Sistemore”, “Bazat e komunikimit masiv”, “Punëtori: Dialogu Multikulturor dhe Interkulturor – qasje të reja në akademi edhe në praktik”, “Revistë për zhvillim të qëndrueshëm të Evropës Juglindore”, “Revista: Komunikimi Multikulturor” dhe “Mirëmbajtja e Galerisë Omer Kaleshi dhe dhomës për ruajtje të materialeve të artistit”.

Në këtë takim u arrit marrëveshje që këta dy institucione në të ardhmen të përgatitin programe të përbashkëta kulturore në shërbim të studentëve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button