“Titanik”, Prokuroria Speciale Kërkon që t’i konfiskohen dy milionë euro Gruevskit, Protogjerit dhe Dimovskit

Në seancën e sotme për rastin “Titanik”, Prokuroria Speciale ka kërkuar prej një pjese të akuzuarve, duke përfshirë edhe ish kryeministrin Nikolla Gruevski, që t’u konfiskohet prona me vlerë që është e barabartë me vlerën e keqpërdorimit të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore, një prej veprave të akuzës së madhe, njofton Portalb.mk.

PSP ka kërkuar që të konfiskohet pronë prej 34.9 milionë denarë prej Nikolla Gruevskit dhe Martin Protogjerit, të cilët ngarkohen për përfitim të paligjshëm për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2011. Nikolla Gruevskit, Ilija Dimovskit dhe Leko Ristovski t’u konfiskohet pronë prej 31.4 milionë denarë për fushatën në vitin 2013 dhe tre të akuzuarve t’u konfiskohet pronë me vlerë prej 62.7 milionë euro për fushatë në vitin 2014. PSP gjithsej ka kërkuar konfiskim të pronës prej 129 milionë euro, që është rreth 2 milionë euro.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TITANIK” 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button