Pas deklaratës së ambasadores së Turqisë, reagojnë nga “Kolegji Jahja Kemal”

“Nëse ambasadorja ka dëshmi le t’i dorëzojë në institucionet relevante, kurse gjykata le të vërtetojë kush është terrorist”, me këto fjalë ka reaguar përgjegjësi për komunikim me publikun i Shkollës Private “Kolegji Jahja Kemal”, Surija Tauk në lidhje me deklaratën e ditë më parë të ambasadores së Turqisë në Maqedoni, Tülin Erkal Kara ku Shkollën Private “Kolegji Jahja Kemal” e cilëson si organizatë terroriste, njofton Portalb.mk.

Tauk duke komentuar më tej ka thënë se nga shkolla private “Kolegji Jahja Kemal” dalin shkencëtarë, e jo terroristë.

“Deklarata e saj është fyese për shkollën dhe prindërit të cilët i kanë regjistruar fëmijët e tyre në shkollën tonë, kurse nxënësit arrijnë suksese të mëdha në gara ndërkombëtare. Nga shkolla jonë dalin shkencëtarë, e jo terroristë”, tha Tauk.

Pavarësisht heshtjes nga Qeveria e Maqedonisë, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dhe nga Ambasada e Turqisë në Maqedoni, prindërit, fëmijët e të cilëve mësojnë në SHP “Kolegjin Jahja Kemal” të deklaruar për Portalb.mk u shprehën të revoltuar dhe thanë se me deklaratën e ambasadores Kara “u baltosën” fëmijët e tyre dhe u quajtën “terroristë potencial”. E ndërkaq, për Fondacionin “Maarif” për të cilin bëri thirrje ambasadorja Kara që të dërgohen fëmijët, nga MASH njoftuan se i njëjti nuk është themeluar në bazë të dispozitave ligjore të fushës së arsimit.

Prindërit të revoltuar nga deklarata e ambasadores Kara, por ja çfarë thonë nga Qeveria dhe MASH

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP