Hidrocentralet e vogla, problem i madh

Brenda 30 ditëve do të shpallet tender i ri për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në Maqedoni, u kumtua në Forumin e sotëm për zhvillim të hidrocentraleve të vogla në vend, të organizuar nga IFC.

Ministri i Ekonomisë Valon Saraqini theksoi se deri më tani janë zbatuar pesë procedura të tenderëve për ndarjen e koncesionit për ujë për prodhimin e energjisë elektrike nga hidrocentralet e vogla për një pjesë prej 408 lokacioneve të caktuara me Studimin e bërë në bashkëpunim me Bankën Botërore. Nëse ndërtohen të gjitha hidocentralet e planifikuara të vogla, shtoi ai, do të ketë fuqi prej rreth 350 mega vatëve dhe prodhim të energjisë elektrike prej 1.200 orë giga vatë në vit, gjegjësisht po aq sa Çebreni dhe Galishte apo Lugina e Vardarit.

Koncesionerët ankohen se afati për koncesionim fillon menjëherë pas firmosjes së marrëveshjes, ndërsa ndërtimi fillon pas dy apo tre viteve, ndërsa prodhimi pas katër viteve nga momenti i firmosjes. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button