Specializantët privat me letër të hapur deri te Zaev

“Patjetër  duhet të ketë paga për të gjithë specializantët, opsion tjetër nuk pranojmë”, thuhet në letrën e hapur të 71 specializantëve privat, drejtuar kryeministrit Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

“Në emër të specializantëve privat të pavaforizuar, më së shumti në emër të drejtësisë, ju lusim, që ta shfrytëzoni pozitën tuaj dhe të mundësoni barazi dhe drejtësi për të gjithë mjekët e specializimit privat. Gjithçka që kërkojmë është edhe një mundësi që të përmirësohen gabimet dhe t’i jepni fund degradimit të fushës së mjekëve”, thonë në letrën e hapur dërguar kryeministrit, që e kanë dërguar specializantët privat të gjeneratës mars 2018.

Ata thonë se edhe pse në këtë kohë kur shumë mjekë e lëshojnë Maqedoninë për kushte më të mira jashtë vendit, ka ende të rinjtë entuziastë të cilët duan të ngelin në vendin e tyre dhe ta kryejnë punën në mënyrë profesionale, por për këtë duhet që t’u ndihmohet.

“harxhimet minimale, të çdo specializanti për të mbuluar një specializim privat kushtojnë mes 8.000 deri në 13.000 euro. Specializimet në mesatare zgjasin 5 vjet, gjatë kohës kur doktori i diplomuar specializant nuk pranon asnjë kompensim në para për punën e tij. Ministria e Shëndetësisë a po përkushtohet me të vërtetë që të na mbajë brenda ose përsëri do t’i përsërit gabimet e së kaluara për degradim dhe frustrim të ardhmënisë së medicinës në Maqedoni?”, thuhet në letër.

Më poshtë mund t’i shihni emrat e specializantëve që e kanë nënshkruar letrën:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button