Dita e Evropës, Kasami fton Qeverinë e Maqedonisë që të fillojë me punë konkrete (VIDEO)

“Lëvizja BESA bën thirrje deri te Qeveria e Maqedonisë, që përveç deklarimeve sipërfaqësore, të filloje të punojë me qasje konkrete në drejtim të formimit të sektorëve që janë përmendur në Raportet e KE-së dhe në atë të Pribe-së”, me këto fjalë lideri i njërit fraksion të partisë Lëvizja BESA, Bilall Kasami iu është drejtuar qytetarëve të Maqedonisë për nder të 9 Majit – Dita e Evropës, njofton Portalb.mk.

Lideri Bilall Kasami ka kujtuar protestën e 9 majit të vitit 2016 të mbajtur në Shkup dhe të njëjtën e sheh si datë të një rëndësie të madhe me anë të së cilës u mbajt gjallë shpresa te shqiptarët e Maqedonisë.

“9 maji për Lëvizjen Besa ka një rëndësi të madhe, pasi që para dy vjetëve, nëpërmjet një proteste arriti që të mbajë gjallë shpresën te shqiptarët, që nga të rinjtë deri te më të vjetrit, duke ndihmuar kështu rënien e një regjimi politik shumëvjeçar që ishte i instaluar në çdo pore të shoqërisë në Maqedoni”, tha Kasami.

Kasami ka njoftuar se fraksioni i tij njëkohësisht do të jetë kritikë dhe partner serioz për reformim. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button