Sela: Ministresh kur do të jepni dorëheqje?

Përse kur posedoni dëshmi aq të sigurta për të paraburgosurit në rastin “Monstrum” se janë vrasës, siç pohuat në pres-konferencë, sot u paraqit nevoja që Gjykata ta vazhdojë paraburgimin për edhe 30 ditë, ishte pyetja e fundit në seancën kuvendore për pyetje deputeti që ministers së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska ia parashtroi deputeti nga radhët e Partisë Demokratike Shqiptare, Zijadin Sela.

Ministresha u përgjigj se deputeti pyetjen e parashtron në vend të gabuar, për shkak se lënda tashmë është në instancat gjyqësore, ndaj më mirë është që ai atje të drejtohet për përgjigje.

Sela insistonte që Jankullovska të tregojë se kur planifikon të jep dorëheqje, ku si gjynahun më të madh e potencoi pres-konferencën pas arrestimit të të dyshuarve për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkocit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button