MPB: Tetë heronj i humbëm në “Lagjen e Trimave”, ky akt antishtetëror nuk guxon të përsëritet

Ministria e Punëve të Brendshme, në trevjetorin e ngjarjeve në “Lagjen e Trimave” ku kanë humbur jetë tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë së Maqedonisë përballë një grupi të armatosur prej mbi 40 personave, kumton se të rënët e kanë siguruar drejtësinë dhe se përgjegjësi për këtë ngjarje patjetër duhet të ketë, njofton Portalb.mk.

“Në ditën e sotme, shënojmë tre vjet nga njëra  prej ngjarjeve më tragjike të cilat i mbajmë mend në këtë vend. Në “lagjen e Trimave”, i humbëm tetë jetë të njerëzve, tetë përfaqësues të policisë. Ky akt çnjerëzor dhe antishtetëror nuk guxon asnjëherë të përsëritet”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Përfaqësuesit e policisë, ashtu siç theksojnë nga MPB, janë këtu që t’i mbrojnë qytetarët dhe rendin kushtetues të shtetit dhe nuk guxojnë asnjëherë të jenë viktima të interesave të tjera.

“Tetë heronj i dhanë jetët e tyre që t’i mbrojnë qytetarët, duhet të gjithë që të përkushtohemi dhe të punojmë që më asnjëherë të mos përsëritet. Shoqëria jonë e përbashkët është garanci e paqes dhe bashkëjetesës. Qytetarët gjithmonë do ta kujtojnë guximin e tyre, ndërkaq institucionet e Maqedonisë do të sigurojnë  drejtësi, si obligim edhe ndaj familjeve, por edhe ndaj popullatës. Përgjegjësit për Lagjen e Trimave do të përballen me përgjegjësinë. Qytetarët e Maqedonisë gjithmonë do ta kujtojnë trimërinë e këtyre mbrojtësve”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Në luftimet në “Lagjen e Trimave” jetët i humbën pjesëtarët e forcave të sigurisë së Maqedonisë: Zharko Kuzmanovski (1981), nga fshati Bërvenicë i Tetovës, Nenat Serafimovski (1987) nga fshati Zobovë i Gostivarit, Sasho Samojllovski (1982) nga fshati Bërvenicë i Tetovës, Boban Ivanoviq (1987) nga fshati Stajkovë i Shkupit, Goran Ilievski (1974) nga Gostivari, Isamedin Osmani (1983) nga fshati Studeniçan i Shkupit, Lubisha Arangjelloviq (1966) nga Shkupi dhe Goran Stojmenoviq (1970) nga Milladinovi i Shkupit.

Tre vjet nga luftimet në “Lagjjen e Trimave”: Ende nuk dihen porositësit (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button