Skandali i ambasadores turke, Qeveria me përgjigje aspak përmbajtësore

Ka dy ditë që Portalb.mk insiston në marrjen e një qëndrimi nga institucionet relevante në Maqedoni në lidhje me deklaratën e ambasadores turke në Maqedoni, Tülin Erkal Kara, ku Shkollën Private “Kolegji Jahja Kemal” e cilëson si organizatë terroriste, por nga Qeveria e Maqedonisë, katër pyetjeve konkrete iu përgjigjën me një fjali të shkurtër dhe aspak përmbajtësore.

Dje u kontaktuan tre persona të shërbimit qeveritar, që të të tre u përgjigjen, se qëndrimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është edhe përgjigje e Qeverisë së Maqedonisë, edhe pse pyetjet ishin të ndryshme.

Duke pasur parasysh se me “SMS”, telefonata dhe “e-mail” nuk parapëlqyen të përgjigjen në pyetjet e parashtruara, u dërgua letër zyrtare me deklaratën e ambasadores dhe katër pyetje në të – vlerësuar sipas asaj se Qeveria e Maqedonisë është kompetente për t’u përgjigjur.

Letra ka përmbajtjen siç vijon më poshtë:

“Në deklaratën e dhënë më 07.05.2018 në Shkup, në ngjarjen e hapjes së “Shkollës Internacionale Marif Maqedoni”, ambasadorja e Turqisë, Tülin Erkal Kara deklaroi: “Të bëj një apel deri te ju dhe opinioni, ejani, të gjithë së bashku, fëmijët tanë t’i regjistrojmë në shkollën Fondacionin Maarif. Derisa ne si prindër nuk dëshirojmë që fëmijët në të ardhmen të jenë terroristë, duhet ata ti drejtojmë në shkollën Maarif, sepse institucionet Jahja Kemal në asnjë rast nuk na përfaqësojnë neve. Ejani që të luftojmë kundër kësaj organizate terroriste, në mënyrë thelbësore, dhe ajo të mos mbetet në nivel deklarativ”. 

Në lidhje me këtë deklaratë, e pyes Qeverinë e Republikës së Maqedonisë: 

  1. A ka në Maqedoni organizatë terroriste që quhet “Jahja Kemal”?
  2. A do të thotë kjo se Qeveria e Maqedonisë dhe MASH kanë akredituar institucion terrorist?
  3. Çfarë do të ndërmerrni në periudhën e ardhme ndaj amabasdores Kara, Fondacionit “Maarif” dhe Shkollës Private “Kolegji Jahja Kemal” pas kësaj deklarate?
  4. A qëndron edhe Qeveria e Maqedonisë prapa deklaratës së Karas?

Kësaj letre, Qeveria e Maqedonisë iu përgjigj siç vijon më poshtë:

E nderuar, urdhëroni në vazhdim përgjigjen e pyetjeve tuaja:

“Të gjitha institucionet në Republikën e Maqedonisë punojnë në pajtueshmëri me ligjet vendore, dhe derisa ato janë ashtu, duhet të funskionojnë pandërprerë”.

Pavarësisht heshtjes nga Qeveria e Maqedonisë, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë dhe nga Ambasada e Turqisë në Maqedoni, prindërit, fëmijët e të cilëve mësojnë në SHP “Kolegjin Jahja Kemal” të deklaruar për Portalb.mk u shprehën të revoltuar dhe thanë se me deklaratën e ambasadores Kara “u baltosën” fëmijët e tyre dhe u quajtën “terroristë potencial”. E ndërkaq, për Fondacionin “Maarif” për të cilin bëri thirrje ambasadorja Kara që të dërgohen fëmijët, nga MASH njoftuan se i njëjti nuk është themeluar në bazë të dispozitave ligjore të fushës së arsimit.

Prindërit të revoltuar nga deklarata e ambasadores Kara, por ja çfarë thonë nga Qeveria dhe MASH

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button