Stoltenberg: Dera e NATO-s ngelet e hapur për Maqedoninë, të zgjidhet çështja e emrit

“Dera e NATO-s ngelet e hapur për anëtare të reja, siç ishte rasti vjet me Malin e Zi, ndërkaq në këtë vit të Samitit do të shqyrtohen kandidaturat e Bosnje dhe Hercegovinës, Gruzisë, por edhe të Maqedonisë, ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në intervistë për agjencinë greke “ANA-MPA”, njofton Portalb.mk.

“Me të vërtetë i përshëndes përpjekjet e bëra nga të dyja palët, edhe nga Shkupi dhe nga Athina, që të tentojnë të gjejnë zgjidhje për çështjen e emrit. E kam vizituar Shkupin përpara disa muajve, gjithashtu kam biseduar edhe me kryeministrin Cipras, pas vizitës sime dhe e përshëndes mbështetjen e fuqishme politike për përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes për këtë çështje shumë të rëndë dhe të ndjeshme. Nëse e zgjidh problemin e emrit, atëherë NATO do ta ftojë IRJ Maqedoninë të bëhet anëtare”, deklaroi Stoltenberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button