Krahas kualifikimit, Bushpepa mbrëmë pati edhe një triumf tjetër! (VIDEO)

Shqipëria me këngëtarin Eugent Bushpepa nën “Mall” triumfin e djeshëm në skenën e Arena Altice në Lisbonë nuk e kishin të vetmin, ata patën edhe një sukses tjetër, njofton Portalb.mk.

Në faqen zyrtare të Evrovizionit, “Eurovision Song Contest” videoja me pjesë nga prezantimi “live” i Bushpepës në natën e parë gjysmëfinale ka qenë e dyta që është pëlqyer dhe shpërndarë më shumë.

Paraqitja e Bushpepës e rangon atë të dytën si më të pëlqyerin e mbrëmjës së parë, duke u paraprirë nga përfaqësuesja e Lituanisë, Ieva Zasimauskaitė.

Pas kualifikimit, Bushpepa ka falemnderuar të gjithë ata që kanë votuar që ai të kualifikohet në finale.

“Falemnderit të gjithëve për përkrahjen. Ne ju duam juve dhe pa juve kjo nuk do të ndodhte”, ka shkruar Bushpepa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button