Siria fajëson Izraelin për një sulm ajror pranë Damaskut

Media shtetërore e Sirisë tha se Izraeli ka kryer një sulm ajror në një bazë të ushtrisë në jug të Damaskut.

Agjencia e lajmeve Sana tha se mbrojtja ajrore e Sirisë ka rrëzuar dy raketa të Izraelit në rajonin Kisvah, transmeton REL.

Sana nuk raportoi për viktima, por Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitorin luftën në Siri, tha se së paku nëntë ushtarë pro-qeveritarë janë vrarë, në mesin e tyre forca të mbështetura nga Irani.

Izraeli nuk i komentoi raportet, por më herët ka thënë se synon të ndalojë “forcimin” ushtarak të Iranit në Siri.

Irani ka mbështetur Qeverinë e Sirisë gjatë luftës civile shtatëvjeçare në këtë vend, duke dërguar qindra këshilltarë ushtarakë dhe mijëra militantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP