30 ditë paraburgim për të arrestuarit në “Monstrum”

Paraburgim shtesë prej 30 ditëve fituan një pjesë e të arrestuarve në aksionin policor “Monstrum”, pas vendimit të Këshillit penal të Gjykatës Themelore në Shkup. Ata dyshohen për vrasjen e pësëfishtë në afërsi të Liqenit Smillkovc, që ndodhi më 12 prill.


Organet e hetuesisë tani për tani nuk sqyrojnë pse u është vazhduar paraburgimi. Të arrestuarit nga kreu policor u karakterizuan si fanatikë fetare, radikalë, ndërsa disa prej tyre gjoja kanë marrë pjesë në luftërat në Afganistan.


Tërë rasti shkaktoi një varg reagimesh dhe demonstratash nëpër rrugët e Shkupit dhe qyteteve tjera. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button