Kryeparlamentari Xhaferi takim me delegacionin parlamentar nga Gjeorgjia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me një delegacion nga Kuvendi i Gjeorgjisë, i kryesuar nga zëvendëskryetarja e Kuvendit të Gjeorgjisë, Tamar Çugoshvili, transmeton Anadolu Agency (AA).

Xhaferi theksoi se deputetët, edhe pse kanë mungesë të kontakteve bilaterale, realizojnë bashkëpunim më të madh në kuadër të asambleve parlamentare ndërkombëtare. Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë ka folur në takim për organizimin e seminarit Rose-Roth, i cili është seminar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duke e konsideruar një mundësi për takim të ndërsjellë të deputetëve të të dy Kuvendeve.

Përveç kësaj, kryetari Xhaferi theksoi se marrëdhëniet politike ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Gjeorgjisë, si edhe bashkëpunimi i përgjithshëm janë në nivel shumë të ulët, mirëpo, ai shprehu gatishmëri pozitive për zhvillimin e çdo lloji të bashkëpunimit bilateral me Gjeorgjinë.

Ai theksoi se Republika e Maqedonisë, në periudhën e fundit është vend shembull për vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe sipas tij konfirmim i kësaj është intensifikimi i negociatave me Republikën e Greqisë, ndërsa para kësaj, edhe ratifikimi i Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë.

Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Gjeorgjisë, Tamar Çugoshvili, theksoi se kjo vizitë është mundësi që delegacionet mund të këmbejnë përvoja dhe mendime.

Të dy bashkëbiseduesit apeluan në intensifikim të bashkëpunimit në të ardhmen dhe u drejtua ftesë për kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për pjesëmarrje në Samitin e partneritetit të hapur qeveritar në Gjeorgji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button