Ristovski: Në Maqedoni martesa mbetet bashkësi mes një burri dhe një gruaje

Në Maqedoni martesa edhe me ligj edhe në aspektin tradicional konsiderohet si bashkësi e një burri dhe një gruaje, dhe ne kako Ministri dhe Qeveri do të orvatemi që ta mbajë atë, tha ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski, i pyetur për koment mbi nismën e Komitetit të Helsinkit për ndryshim të ligjit për familje dhe lejimin e martesave njëgjinore.

Ai sqaroi se krahas faktit se edhe me ligj martesa është bashkësi mes një burri dhe një gruaje, shumë me rëndësi është se ajo ashtu trajtohet në shoqëri në pajtim me traditën dhe kulturën.

“Për ne si Qeveri dhe si parti politike është shumë me rëndësi që në Maqedoni në pajtim me zakonet kulturore dhe tradicionale, besimet dhe mënyrën e jetesës së familjes, gjegjësisht martesa të trajtohet si bashkësi mes një burri dhe një gruaje. Në bazë të kësaj, si dhe në shumë vende evropiane, ne si Ministri dhe si Qeveri do të orvatemi ta mbajmë dhe do të japim maksimumin prej vetes, për shkak se konsideroj se rregulli i vetëm është që ai mbetet si bashkësi mes një buri dhe një gruaje, tha ministri Ristovski. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button