Vuçiq paralajmëron bisedë më të ‘shtruar’ me Putinin për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar sot se gjatë qëndrimit në Moskë do ta lusë presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, që ta bisedojnë sa më shtruar problemin e Kosovës, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.

Presidenti serb tha se në situatën kur të gjithë ia kanë hyrë angazhimit rreth kësaj çështjeje, do të ishte me rëndësi që edhe Rusia të dalë me qëndrimin e saj.

“Do ta lus presidentin Putin që jo vetëm përmes mbështetjes së drejtpërdrejtë që i jep Serbisë, të dalë qartë me qëndrimin e tij politik në të gjitha organet dhe institucionet ndërkombëtare”, e citon TV Pink Vuçiqin, transmeton Koha.net.

“Do ta lus presidentin Putin që më thellë ta shqyrtojmë problemin e Kosovës e Metohisë”, është shprehur ai.

Aleksandar Vuçiq në Moskë udhëton pas vizitës që i bëri Turqisë, ku u prit me nderime nga presidenti turk, Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button