Tetovë, nesër fillon “Watch out” festivali i filmit

Hapja e festivalit “Watch Out” do të bëhet nesër (më 31 maj) nga ora 20:00. Në natën e parë do të prezantohen filma të cilët kanë fituar çmimin për ko-produksion nga Fondacioni Robert Bosch.

Nga CBB LOJA informojnë se Ditën e premte, pra më 1 qershor do të ketë kurator nga Gjermania, Wiebke Stadler. Ajo ka të përgatitur një program filmi me kombinim mes filmave të shkurtër dhe eksperimental nga viti 1957 deri më 2009, nga dhe rreth zona e qytetit të Hamburgut.  

“Sa i përket konkurimit kemi pranuar rreth 40 aplikime, nga nëntë shtete dhe nga tre kontinente të ndryshme. Të shtunën do të prezantohen filmat më të mirë të garës, nga zhanri i dokumentarëve. Filmi më i mirë është i dërguar nga Lubica Krajnakova nga Sllovakia, do të shfaqen gjithashtu edhe dy filma të tjerë nga Maqedonia (Shkupi dhe Kumanova)” shkruhet lajmërimin e SBB LOJA. 

Mbrëmja e së dielës do të përbëhet nga dy lloje programesh: filmat më të mirë eksperimental dhe filmat më të mirë me metrazh të shkurtër. Filmi më i mirë eksperimental është dërguar nga Judy Ross nga Gjermania dhe filmi më i mirë i metrazhit të shkurtër është dërguar nga Maciej Wiktor  nga Polonia. Filmat tjerë që ishin pjesë e selektimi vijnë nga Maqedonia (Tetova, Manastiri, Shkupi), Shqipëria, Kosova, Sllovakia, Gjermania dhe Ukraina. 

Ndarja e çmimeve për fituesit do të bëhet gjithashtu më 3 qershor, pas shfaqjes së filmave, dmth nga ora 21:30.

Nga e premtja deri të dielën gjatë ditës ofrojmë një numër të madh të ligjëratave për regjisorë të rinj dhe student.  Ligjëruesit janë : Blerta Zeqiri, Sashko Nasev, Wiebke Stadler, Ilindenka Petrusheva, Arben Zharku dhe Kreshnik Berisha.  

Të gjithë filmat e Festivalit do të shfaqen në versionin origjinal me titra në gjuhën angleze, në rast se shfrytëzohet të folurit në film. Pjesëmarrja në të gjitha projektimet dhe ligjëratat është e lirë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button