Pse Brad Pitt refuzoi disa role?

Aktori i njohur Brad Pitt ka pranuar se për shkak të gjashtë fëmijëve të cilët është duke i rritur së bashku me të fejuarën e tij, Angelina Jolie, ka qenë i detyruar të refuzonte një varg rolesh të ofruara, por, natyrisht, nuk i vjen keq.

“Kjo mjafton për mua. Dua gjithashtu të jem baba, madje në rend të parë. Pas dy ditësh është vështirë të durohet, më mungojnë. Po të punoja më shumë gjëra të tjera, unë e di se si do të dukej, thjesht nuk do të kisha kohë për ta, dhe këtë nuk e dua”, pranoi Brad, ndërsa përcjell “Showbiz Spy”.

Aktori në Festivalin e Filmit të Kanës ka promovuar filmin e tij të ri, “Killing Them Softly”, në të cilën luan rolin e një gangsteri.
Pyetjes nëse, sikurse gruaja e tij e ardhshme, ndonjë ditë do të merrej me regji, ai kategorikisht iu përgjigj: “Nuk ka gjasa”.

“Nga njëra anë, kjo absolutisht ka kuptim, por me të vërtetë kënaqem duke qenë producent kreativ dhe kënaqem me punën time të përditshme”, ka shtuar Brad./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button