Makineria propaganduese e Orbanit ka hyrë në Maqedoni për t’i financuar mediat e VMRO-DPMNE-së

Po shpëtohen nga zhdukja mediat të cilat sipas politikës së tyre redaktuese janë të afërta me VMRO-DPMNE-në. Në to investohet kapital hungarez, me rritjen e depozitave themeluese në kompanitë, për më pak se një vit, tre media maqedonase kanë pronarë të ri nga Budapesti, njofton Portalb.mk.

BIRN edhe në Maqedoni edhe në Hungari e ka hulumtuar hyrjen e kapitalit hungarez dhe motivet e hungarezëve të cilët lidhen me kryeministrin Viktor Orban që të investojnë në mediat siç janë televizioni “Alfa” dhe ueb-portalet “Republika” dhe “Kurir”.

Media VMRO-DPMNE
Foto nga arkivi, gjatë një proteste të simpatanizantëve të VMRO-DPMNE-së kundër OJQ-vë në Maqedoni. Në foto janë vendosur (montuar) emrat e mediave të afërta me VMRO-DPMNE-në

Hulumtimi tregon se shoqata avokatore “Çukiq dhe Markov” paraqiten si autorizues të dy ndërmarrjeve hungareze të cilët para ca kohësh kanë hyrë në skenën mediatike. Bëhet fjalë për ndërmarrjet “Target Media” pronar i së cilës është Petar Shac nga Budapesti, i cili vitin e kaluar hyri në strukturën pronësore të televizionit “Alfa” dhe “Adinamik Media” e cila është në pronësi të portaleve “Kurir” dhe  “Republika”.

BIRN ka kryer kontroll në Regjistrim Qendror për këto dy ndërmarrje me kapital hungarez të cilët bëhen pjesë e pronarëve të tre mediave, politika redaktuese e të cilave është e afërt me opozitaren VMRO-DPMNE. Dy ndërmarrjet, sipas dokumenteve zyrtare, kanë një emër të përbashkët zyra avokatore “Çukiq dhe Markov” e cila është e autorizuar nga dy hungarezët që në  emër të tyre t’i nënshkruajnë dhe vërtetuar të gjithë dokumentet që janë të nevojshme në procedurat për themelimin e ndërmarrjeve.

Ndërmarrja e shtetases hungareze Agnesh Adamik, në fund të këtij prilli është bërë pronarre e portalit “Republika”, ndërkaq një javë më vonë ka hyrë në pronësi të “Kurir” pasi që shoqata avokatore i ka rregulluar tërë dokumentet për regjistrim në Regjistrim Qendror. Adresa, në të cilën shkruhet se është seli e ndërmarrjes së Adamik, përsëri, të dërgon drejt televizionit “TV Nova” të biznesmenit Sead Koçan, i cili momentalisht përballet me probleme financiare, ndërkaq kishte hapur dhe procedurë parafalimentuese.

Dy hungarezët që hyjnë në mediat maqedonase janë të afërt me partinë e Orbanit

Ashtu siç ndërmarrjet në Maqedoni i lidh shoqata avokatore “Çukiq dhe Markov” ashtu edhe dy hungarezët që hyjnë në vend janë me kapital të tyre që i lidh një  punë – Agjencia Shtetërore MTVA. Në opinion ata janë të përfshirë edhe përpara ardhjes së Orbanit në pushtet, por edhe pas ardhjes nëvitin 2010, kur ata morën funksione më të larta.

Që të sqarohet më saktë roli i tyre në rikonstruksionin e transmetuesit publik, fillimisht do të sqaronim se si funksionojnë mediat hungareze, të cilët ngjajnë me makinerinë propaganduese mediatike e Maqedonisë e cila ishte krijuar gjatë kohës së sundimit të Nikolla Gruevskit, transmeton Portalb.mk.

Kështu, nga mediat hungareze me kapital shtetëror, ekzistojnë televizionet MTV1 (M1), M2 dhe Duna. Kur Viktor Orban dhe partia e tij, Fides, erdhën në pushtet përpara 8 viteve, një numër i madh i të punësuarve ngelën pa punë, madje edhe menaxhmenti i mesëm klasik në thuajse të gjitha ministritë, agjencitë dhe kompanitë me kapital shtetëror, ndërkaq thuajse 20.000 të punësuar kanë hyrë në institucione dhe kanë iniciuar ndryshime të mëdha të brendshme.

Transmetuesi publik është njëri nga ata sektorët i cili kalon nëpërmjet ndryshimit të plotë. Të gjithë mediat publike, të cilët më parë kanë qenë etnitete të ndryshme, janë bashkuar në një, MTVA. Obligim i MTVA-së është që t’i zgjidh çështjet lidhur me menaxhmentit, rrogat dhe konstruksionet financiare të perandorisë mediatike të transmetuesit publik.

Disa nga të punësuarit në mediat nacionale, ngelen në vendet e tyre të punës – një pjesë e tyre paraprakisht kanë pasur relacione me Fides, kështu që arrijnë t’i mbajnë pozitat.

Shac dhe Adamik janë dy menaxherë në nivel të mesëm, të cilët janë lejuar që të qëndrojnë në pozita, madje edhe janë promovuar nga partia e Orbanit.

Kështu që, Agnesh Adamik, i cili në një periudhë ka qenë asistent i drejtorit për çështje ekonomike të TV kanalit nacional MTV, tani M1.

Shac ka punuar në Drejtorinë për Zhvillim dhe Biznes në MTV. Pas vitit 2011, ai është emëruar drejtor i sektorit shitës të MTVA-së, i obliguar për marketing, promovim, shitje, por edhe për pjesën e producentit.

Për një moment, në vitin 2012, për arsye të panjohura, Adamik dhe Shac e lëshojnë transmetuesin publik.

Pas disa viteve, pasi e lëshojnë transmetuesin publik, ata përsëri përfshihen në biznesin e mediave, por këtë herë në sektorin privat.

Tekstin e plotë mund ta lexoni: KËTU

Alarmon partia hungareze: Orban siguron strehë për dështakun pro-rus Gruevski

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button