TAKIMI I SËRISHËM

A mos ke harruar vallë
se dora jote rrinte dikur në dorën time,
dhe se gëzimi i pamatshëm derdhej
nga dora jote në timen ,
nga goja ime në tënden,
dhe se flokët tua
një pranverë të tërë të shkurtër
bëheshin përkitëz lumturie e dashurisë sime,
dhe se kjo botë, dikur erëmirë dhe e dhënë pas këngës,
tash është e përhirtë dhe e lodhur,
pa stuhi dashurie
dhe pa axhamillëqet tona të imta?

Sherret që i bëjmë njëri-tjetrit
koha i fshin e zemra i harron;
po çastet e lumturisë mbeten,
shkëlqimi i tyre rri prore brenda nesh.

 

Nga Herman Hesse
Përktheu Xh. Ahmeti

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button