Rrëzohet një helikopter rus në Siri, vriten dy pilotë

Një helikopter i ushtrisë ruse është rrëzuar më 7 maj në Sirinë lindore, duke vrarë dy pilotët, kanë njoftuar agjencitë e lajmeve ruse, duke cituar një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes ruse.

Ministria është cituar të ketë thënë se një helikopter i tipit Ka-52, gjatë një fluturimi rutinë është rrëzuar dhe dy trupat e pilotëve janë gjetur pas kërkimeve. Po ashtu thuhet se problemet teknike mund të kenë shkaktuar këtë aksident, transmeton REL.

Kjo është hera e dytë gjatë këtij muaji që pilotët rusë humbin jetën e tyre gjatë aksidenteve mbi Siri.

Më 3 maj, një avion luftuara rus i tipit Su-30SM, u rrëzua në Siri vetëm pak kohë pasi ishte ngritur për fluturim, duke lënë të vdekur të gjithë anëtarët e bordit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP