Iniesta heq dorë nga Kina, zgjedh Japoninë

Andrés Iniesta do të luajë tre sezonet e ardhshme në kampionatin japonez të futbollit, me skuadrën Vissel Kobe, që ka pronar drejtorin e Rakuten-it, kompaninë që mban në fanelë Barcelona.

Marrëveshja, që do të bëhet zyrtare në fund të sezonit, është arritur në bazë të 25 milionë eurove për sezon, transmeton TCH.

Iniesta njoftoi përpara dy javësh se do të largohej nga Barcelona pas 22 vitesh në klubin katalanas. Mendohej se e ardhmja e tij do të ishte në Kinë, në ekipin Chonquing Dandgai Lifan, por marrëveshja nuk u arrit.

Iniesta pati thënë se, përveçse në Europë, mund të luante kudo tjetër. “E përjashtoj Europën pasi nuk dua të përballem me Barcelonën”, theksoi Iniesta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button