Sonte nis Evrovizioni 2018, ja cilat shtete këndojnë (VIDEO)

Sot, në Lisbonë, nis ngjarja më e madhe muzikore në Evropë dhe më gjerë, Evrovizioni (Eurovision Song Contest 2018), njofton Portalb.mk.

Nata e parë apo gjysmëfinalja e parë e “Eurovision Song Contest 2018” nis sonte, më 8 maj, nata e dytë do të jetë më 10 maj, e kurse finalja më 12 maj. Që të gjitha nisin në ora 21:00.

Ngjarja do të mbahet në Arenën Altice dhe do të udhëhiqet nga Filomena Cautel, Silvia Alberto, Daniela Ruah dhe Catarina Furtado.

Kush merr pjesë?

19 shtete do të jenë të pranishme sonte në Lisbonë për të marrë pjesë në natën e parë të edicionit të 63-të të “Eurovision Song Contest 2018” dhe atë: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Çekia, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, IRJ Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Vetëm tetë nga këto shtete do të kenë mundësinë të marrin pjesë në finalen e madhe që do të mbahet më 12 maj, të shtunën.

Gjysmëfinalja e parë

Sonte merr pjesë Shqipëria

Në natën e parë të kësaj ngjarje do të marrë pjesë edhe Shqipëria, me këngëtarin Eugent Bushpepa, nën “Mall”. Kjo është pjesmarrja e katërmbëdhjetë e Shqipërisë në Evrovizion. Hera e parë dhe ndoshta suksesi më i madh i arritur i Shqipërisë në këtë ngjarje muzikore ka qenë më vitin 2004, me këngëtaren Anjeza Shahini. Një tjetër sukses po aq i madh ka qenë edhe me këngëtaren Rona Nishliu.

Sonte merr pjesë edhe Maqedonia

Ndryshe nga Shqipëria e cila pjesëmarrjen në Evrovizion e nisi më vitin 2004, Maqedonia këtë e ka bërë që nga viti 1998 edhe pse pa ndonjë sukses të arritur. Ajo sivjet do të prezantohet me grupin “Eye Cue” nën “Lost and found”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button