Cërvenkovski thërret Gruevskin në TV duel

Kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkosvski thiri kryeministrin Nikolla Gruevski në TV duel që para opinionit maqedonas të ballafaqojnë argumentet.

Sipas Cërvenkovskit dueli është i nevojshëm që të pastrohet çështja nëse propozimi Republika e Maqedonisë (Shkup) është më i mirë se propozimi i vitit 2005 dhe cili propozim më tepër ka garantuar identitetin.

Sa i përket thirrjeve për përgjegjësi penale për shpalosjen e sekretit shtetëror, Cërvenkovski tha:

“Duke pasur parasysh se Ju të parët filluat të shpalosni përmbajtjen e dokumentit i shënuar si sekret shtetëror, me kënaqësi të madhe do të ndaja përgjegjësinë penale me ju” –përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button