Prokuroria i dëgjon dëshmitarët për kurdisjen e disa lëndëve te disa gjykatës

Prokurorët e Prokurorisë së Shkupit për parregullsitë në Gjykatën Themelore Shkupi 1 gjatë shpërndarjes së lëndëve te gjykatësit, si dëshmitar i dëgjojnë të punësuarit nga sektori IT dhe nga administrata gjyqësore të cilët kanë pasur qasje dhe informatë për lëvizjen e lëndëve të caktuara, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç konfirmojnë për SDK, prokurori shtetëror, Lubomir Joveski, janë të dëgjuar edhe për përfaqësuesit e Gjykatës së Apelit Shkup, ndërkaq është thirrur edhe personi përgjegjës për AKMIS-in në Gjykatën Supreme, por nuk ka ardhur.

“Në procedurë parahetimore e cila ka filluar nga 1 shkurti, në Prokurori deri më tani nuk janë thirrur ish kryetarët e Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski dhe Tatjana Mihajllova, në mandatin e të cilëve, sipas grupit të ekspertëve nga Ministria e Drejtësisë janë gjetur manipulime në sistemin AKMIS. Ende nuk do të thirren edhe kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, por as kryetarja paraprake Lidija Nedellkova. Vazhdon dëgjimi me dëshmitarët të punësuar në tre gjykata”, ka deklaruar Joveski.

Prokurori shtetëror thotë se hetuesit kontrollojnë disa lëndë të caktuara nëse janë ndarë te disa gjykatës të caktuar me ndarje elektronike nëpërmjet AKMIS sistemit. Derisa nuk sigurohen dëshmi të sigurta do të vazhdojë procedura hetimore. Sipas tij, prej dëshmive do të varet nëse Prokuroria do ta thirr për t’i marrë në pyetje ish kryetarët e gjykatave ose edhe vazhdimi i tërë procedurës.

Edhe prokurorja speciale, Katica Janeva, thuajse në të njëjtën kohë me grupin e Ministrisë së Drejtësisë ka hyrë për kontroll të sistemit AKMIS në Gjykatën Themelore Shkupi 1, për tjetër hetim që e ka hapur PSP-ja. Ky hetim ishte i lidhur me bisedat nga përgjimet e paligjshme dhe ka përfshirë dhënie të fshehtësisë zyrtare. Me urdhër të siguruar nga Gjykata e Gjevgjelisë, ajo ka kryer bastisje në shtëpinë e kryetarit të Gjykatës Penale, Vlladimir Pançevski, ku i ka marrë telefonat dhe kompjuter. Ata janë dorëzuar për ekspertizë në MPB . Nuk dihet se çfarë është gjetur në kompjuterë dhe nëse fare ka dëshmi në to për ndarjen e lëndëve me dorë dhe jo sipas sistemit AKMIS.

Skandali me sistemin AKMIS, sistem ky që në Gjykatën Themelore dedikohet për ndarjen e lëndëve te gjykatësit kompetent, përfshinë Vlladimir Pançevskin që punoi të gjitha lëndët e Prokurorisë Speciale Publike si i afërt me ish-kryetarin e Gjykatës Penale Shkupi 1, Jovo Vangellovski. Nevoja për kontroll të sistemit AKMIS erdhi pasi që në raportin e Pribesë u tha se “ka perceptime se lëndët gjyqësore nuk janë duke u ndarë nëpërmjet Sistemit AKMIS”.

AKMIS nuk ka funksionuar, nuk ka përgjegjësi penale për ndarjen manuale të lëndëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button