Poposki kundër përfitmit nga kontesti i emrit

Çfarëdo që të jetë përfitmi apo abuzimi në qasje jopërkatëse nuk meriton kurrfarë përshëndetje apo koment pozitiv. Ky është reagimi i shefit të diplomacisë Nikolla Poposki pas shpalosjes së detajeve në opinion lidhur me propozimin e ndërmjetësuesit Metju Nimic nga viti 2005 për tejkalimin e kontestit greko-maqedonas me emrin.

Poposki porositi se duhet të hapërohet në kontekst të ruajtjes së interesave nacionale dhe theksoi se përgjegjësia eventuale e individit pas shpalosjes së dokumenteve klasifikuese në opinion duhet të jetë sipas ligjit.

“Këtu ekzistojnë dy dimensione. Dimensioni i parë është institucional. Çdonjëri që shkel ligje duhet të përgjigjet para ligjeve. Dimensioni i dytë është politike. Në këtë kontest ne si Republikë e Maqedonisë kemi interes për kohezion maksimal dhe për fokus maksimal për atë që është qëllim i ynë strategjik. Në Republikën e Maqedonisë qytetarët presin se duhet të fokusohemi në arritjen e qëllimeve tona- NATO dhe anëtarësimin në BE. Këtu mendoj se ekziston një faktor i fuqishëm koheziv dhe çfarëdo që është përfitimi apo abuzimi në qasje jopërkatëse, mendoj se nuk meriton kurrfarë përshëndetje apo koment pozitiv. Atë që do të doja ta them, është se Republika e Maqedonisë doemos duhet të veprojë në nivel të ruajtjes së interesave tona, e ato interesa janë shumë të qarta”, deklaroi Poposki, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske pas kafjallit punues me korin diplomatik.

“S’ka sinjale nga Greqia”

Në aspektin e pritjeve para, gjatë dhe pas Samitit të NATO-s në Çikago, Poposki tha se ato janë të barabarta.
“Nuk kishim pritje nga Samiti sepse ai nuk ishte samit i zgjerimit. Me rëndësi për ne është të tregojmë se kemi kapacitet të veprojmë si vend anëtar i Aleancës dhe të vazhdohet me sjelljen e vendit i cili është i fokusuar në realizimin e të drejtave të veta, të qëllimeve të veta strategjike dhe në këtë drejtim jemi orientuar”, tha Poposki.

Ministri shtoi se tani për tani nuk ka sinjale serioze nga ana e Republikës së Greqisë për mbështetje të procesit të integrimit të vendeve në rajon, si dhe për zgjidhjen e kontestit me emrin. Maqedonia, për dallim nga Greqia, theksoi Poposki, mbetet e përkushtuar në zgjidhjen e saj.

“Nëse shihet dinamika e takimeve dhe nismave nga ana jonë nuk ka asnjë dilemë. Ajo është diçka që ne e bëjmë dhe që do të vazhdojmë ta bëjmë. Ajo që mungon është përgjigjja e palës tjetër”, tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë dhe shtoi se përkundër gjithçkaje nuk duhet minimizuar dhe nënvlerësuar rëndësia e aspektit juridik të aktvendimit të Hagës lidhur me këtë kontest. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button