Menduh Thaçi kërkon aleatë, takohet me Ramën

Kryetari i PS-së Edi Rama është takuar sot me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Menduh Thaçi.  

Në takimin që u zhvillua në selinë rozë do të bisedohet për zhvillimet e fundit në Maqedoni, Shqipëri dhe rajon, si dhe për pikat e përbashkëta të bashkëpunimit midis këtyre dy forcave politike shqiptare.

“Ne sapo mbaruam një takim të paracaktuar me mikun tonë Menduh Thaçi, me të cilin ndamë shqetësimet për situatën e ngërçit në Maqedoni, si dhe për domosdoshmërinë që përmes sa më shumë përpjekjesh konstruktive e sidomos të gjithë faktorit shqiptar, Maqedonia të shkoi përpara në rrugën e demokratizimit, modernizimit e të zhvillimit” – tha Kryetari i PS Edi Rama.

Ndërsa Menduh Thaçi theksoi se po kërkon mbështetje për zhbllokimin e situatës në Maqedoni.

“Jam në një mision të kërkimit të aleatëve për ta zhbllokuar situatën në Maqedoni. Ishte kënaqësi të takoj zotin Rama që është një personalitet i rëndësishëm i politikës gjithëshqiptare. Gjithmonë në drejtim të kërkimit të ndihmës për ta zhbllokuar situatën pasi situata është shumë e keqësuar, si në aspektin e bllokimit të procesit integrues, ashtu dhe në drejtimin e shkeljes së të drejtave të shqiptarëve, ndërkohë që kriza ekonomike i vjen te dera Maqedonisë”- tha Thaçi.  

Takimi mes Ramës dhe kreut të PDSH-së Thaçi është i dyti gjatë këtij viti, pas takimit që kreu socialist zhvilloi në selinë e PDSH-së./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button