Janë parandaluar sulme terroriste në Eurosong

Forcat e sigurisë të Azerbejxhanit kanë parandaluar sulme terroriste në Baku gjatë mbajtjes së Eurovizionit. Janë arrestuar 40 anëtarë të një grupe të cilët kanë planifikuar të sulmojnë Sallën Kristale në Baku, ndërsa një ka qenë i vrarë, lajmëroi Ministria e Sigurimit Kombëtar të Azerbejxhanit e cila thotë:

“Grupi ka planifikuar sulme mbi sallën e koncertit përderisa mbaheshte finalja, mbi Kryetarin e Azerbejxhanit Ilham Alijev, mbi hotele, stacione policore dhe objekte fetare.

Të arrestuarit kanë siguruar bileta për Sallën Kristale me qëllim që të realizojnë sulm terrorist”- thuhet në komunikatën e forcave të sigurisë të Azerbejxhanit të cilat kanë heshtur me qëllim të mos prishet atmosfera e Eurosong-ut./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button