Çfarë po paralajmërojnë Elvana Gjata dhe Albi Nako?

Një dyshe fantastike artistësh, që kur bëhen bashkë prodhojnë vetëm sukses! Këngëtarja e njohur, është rikthyer fuqishëm në muzikë dhe këtë nuk e themi ne, por e konfirmojnë prurjet e saj të fundit. Pas “Off Guard” që erdhi si bashkëpunim me reperin e famshëm Ty Dolla Sign, ajo po fokusohet kohët e fundit në realizimin e koncerteve brenda dhe jashtë Shqipërisë, transmeton Revista Class.

Duket se kjo ka qenë arsyeja se pse Elvana është stacionuar dje në Zvicër, ku ka performuar në një nga night club-et më të njohura në Luzern. Por, ajo nuk ka qenë vetëm në këtë angazhim, pasi një tjetër artist e ka shoqëruar atë. Balerini i njohur Albi Nako dhe trupa e tij e baletit, kanë qenë aty për të qenë pjesë e show-t dhe spektaklit që ka dhuruar Elvana në gjithë repertorin e hiteve që ka performuar atje.

Ka qenë Albi ai që ka postuar një foto të të dyve, ndërsa ka shkruar në “Punë në vazhdim”! Por, nëse shikon postimet e fundit të Elvanës në instagram, kupton se motivi që i ka bërë bashkë ata të dy ka qenë performanca përpara fansave dhe publikut të zjarrtë që e shoqëroi me ovacione dhe duartrokitje çdo dalje në skenë të këngëtares së njohur dhe balerinëve që e shoqëruan atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button