Mijallkov: Boshkoskin e përshëndeta për bon-ton, s’kam pse t’i kërkoj falje

Ish drejtori i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov për portalin “Press24” ka deklaruar se është përshëndetur me Lube Boshkoskin prej kulturës dhe në shenjë faljeje, njofton Portalb.mk.

“Kur të kaloni përskaj dikujt që e njihni, përshëndetja është çështje kulture dhe bon – toni. Nëse dikush i ka kërcyer këto faza të edukimit, ajo është handikap i tij personal. Nuk i kam kërkuar falje Lube Boshkoskit as ka arsye për falje. Institucionet kanë vepruar në bazë të akuzës për krimin që e ka kryer dhe ashtu siç po e ndjek, ai proces është mbyllur me dëshmi. Vlerat demo-krishtere thonë që të kërkojë falje ai që ka gënjyer dhe shpifur për ndonjë dobi. Në frymën e këtyre vlerave unë e pata pranuar Lube Boshkoskit ndaj meje përpara më shumë se gjashtë vjetëve dhe shpresoj se në të ardhmen do të ketë kujdes që të mos gënjejë në opinion”, deklaroi Mijallkov.

Ndryshe, Boshkoski dhe Mijallkov sot janë takuar përpara fillimit të seancës “Tortura”. Ai për mediat ka deklaruar se gjatë takimit, Mijallkov e ka përshëndetur dhe sipas tij, beson që ka dashur t’i kërkojë falje.

“Mijallkov u bë të më përshëndet dhe me siguri të më kërkojë falje. Ne kemi atë tipar demo-krishterë, ndryshe nga ata”, tha Boshkovski.

Ndryshe, rasti “Tortura” ka të bëjë me arrestimin Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psikike.

Sipas PSP-së, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

Në rastin “Tortura” akuzkohen 7 persona, ndër të cilët janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe komandanti i “Alfave” Ivica Antevski – Puki.

Sot seanca është shtyrë për shkak mungesës së një të akuzuari nga ky rast.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button