Integrimi në BE, ambasadorët e Austrisë dhe Bullgarisë: Maqedonia duhet vet t’i zgjidh problemet

Maqedonia ka bërë progres, megjithatë ne nuk mund të përzihemi në bisedimet përçështjen e emrit. Kështu deklaruan sot ambasadorja e Austrisë në Maqedoni Renate Kobler dhe zëvendësja e ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoni, Daniella Budinova, në konferencën ndërkombëtare që është mbajtur në Shkup “Ballkani Perëndimor dhe Vlerat Euroatlantike – Studim për rastin e Maqedonisë” nën organizim të Institutit për Studime Politike dhe Ndërkombëtare, njofton Portalb.mk.

“Në lidhje me çështjen e zgjerimit, konkretisht për Maqedoninë, Austria do të bazohet në atë se çfarë Maqedonia ka realizuar gjatë presidencës bullgare. Mbetemi në vija të njëjta, ka progres të madh në procesin e negociatave me Greqinë për çështjen e emrit, por ne nuk mund të përzihemi në bisedime. Duhet të zgjidhet çështja në mënyrë që të jetë e pranueshme për të dyja palët. Pikat më të rëndësishme janë implementimi i agjendave për migrim dhe siguri. Lufta kundër radikalizmit dhe ekstremizmit si dhe implementimi i strategjive të zgjerimit. Për të prekur shkaqet themelore të migrimit si dhe tema të tjera, vendosja e tatimeve, politikës së përbashkët të tatimeve si dhe zhvillimeve të tjera ekonomike. Këto paraqesin sfida të mëdha, pra mbrojtja e kufijve të jashtme, vendosja e sistemit të azilit brenda komunitetit evropian, buxheti i vitit 2019, korniza afatmesme e shpenzimeve, si dhe konkluzat lidhur me Breksitin. Një aspekt i rëndësishëm janë zgjedhjet në Parlamentin Evropian. Dua të ju tregoj se motoja për presidencën austriake do të jetë “Euvopa e cila mbron”, kjo tregon se do të jemi të fokusuar tek siguria”, deklaroi ambasadorja Kobler.

Nga ana tjetër, zëvendësja e ambasadorit bullgar deklaroi se janë të lumtur që shteti i tyre ka nënshkruar marrëveshje me Maqedoninë, ndërkaq sa i përket çështjes së emrit ajo tha se i përkrahin bisedimet, por nuk mund të bëjnë çudira.

“Nëse flasim për vlerat evropiane mund nuk mund të flitet pa siguri lokale. Bullgaria ka zgjedhur moton “të bashkuar qëndrojmë më të fortë”, ideja e kësaj ka qenë që të fshihen ndarjet. Edhe pas Brexitit u tregua se ende është gjallë ëndrra evropiane. Duhet të jemi më të fortë. Maqedonia ka bërë shumë progres, gjeografikisht ajo është pjesë e BE-së. Na duhet front i përbashkët që të përballemi me problemet siç janë terrorizmi apo ekstremizmi. Në Bullgari jemi të lumtur që kemi nënshkruar marrëveshje për miqësi dhe fqinjësi të mirë, pasi që fqinjët tanë nuk mund të jemi stabil dhe ne e mbështesim këtë. Në lidhje me kontestin me ermin, ne nuk mund të bëjnë çudira pos që t’i mbështesin bisedimet”, tha zv/ambasadorja Budinova.

Në panel diskutimi pjesëmarrës ishte edhe ministri i Ekonomisë i cili foli për integrimin ekonomik të Maqedonisë.

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është me rëndësi për stabilitetin e rajonit. Mund të themi se ka plan për integrim ekonomik të Maqedonisë. Gjithashtu, shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të përkushtuara në zhvillimin e ekonomisë industriale. Qeveria KA marrë disa masa për t’i motivuar kompanitë e vogla dhe të mesme që të bashkëpunojmë me kompanitë e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi shtet që thuajse të gjitha reformat në sektorin energjetik i kemi bërë dhe me këtë i kemi plotësuar shumicën e kritereve për integrim në tregun energjetik”, tha Bekteshi.

Në panel, gjithashtu foli profesori nga Kroacia, Radovan Vukadinoviç, i cili tha se edhe pse në të kaluarën ka Ballkani është lënë me një anë, tani është paraqitur mundësia që Maqedonia të paraqitet në NATO.

“NATO është krijuar duke i pasur parasysh paqen dhe sigurinë si vlera kryesore. Në vitet e kaluara Ballkani Perëndimor ishte lënë me një anë dhe nuk i kushtuan shumë vëmendje, por tani është paraqitur mundësia që Maqedonia të integrohet në NATO. Duhet që më tepër të flasim për NATO-n, duhet që qytetarët t’i arsimojmë për vlerat e Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, tha Vukadinoviç.

Ndryshe, në panel edhe pse ishte paralajmëruar, nuk mori pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.

Kjo konferencë është në mesin e shumë ngjarjeve që po mbahen me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës. Dita e Evropës do të festohet në shumicën e qyteteve të Maqedonisë, ndërkaq ngjarja qendrore është “BE parku”, që do të mbahet në Shtip më 12 maj, ku do të marrin pjesë, Zoran Zaev, kryetari i Shtipit, Bllagoj Boçvarski dhe ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar. Në ngjarje do të mbahet prezantime të të gjitha vendet – anëtare të BE-së nga ana e studentëve të universitetit të Shtipit, aktivitete sportive, por edhe këngë nga artistë të njohur.

Dita e Evropës shënim i përvjetorit të fjalimit historik të mbajtur në Paris në vitin 1950, kur Robert Shuman, në pozitën e ministrit të Jashtëm të Francës, e ka paraqitur idenë për formë të re të bashkëpunimit politik në Evropë, me çka luftërat mes popujve në Evropë do të ndalen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button