EEA përkrah përpjekjet e Ambientit Jetësor në Maqedoni

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdilaqim Ademi sot realizoi takim me Gordon Mekines, zëvendës drejtor i Agjencionit Europian të Mjedisit Jetësor (???).

Takimi u realizua si pjesë e vizitave të rregullta të cilat Agjencioni i realizon me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me vendet anëtare dhe vendet bashkëpunuese të Agjencionit, mes tjerash edhe me Republikën e Maqedonisë, e cila në mënyrë aktive bashkëpunon me Agjencionin Europian të Mjedisit Jetësor, që nga viti 1998 . 

Në këtë takim u përshëndet mbështetja e vazhdueshme të cilën ??? ia mundësoi Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe aktivitetet dhe projektet aktuale të mundësuara përmes instrumentit IPA për ndihmë paraaderuese, që mundësojnë përgatitjen e vendeve kandidate dhe kandidatëve potencial për anëtarësim në BE, si dhe pjesëmarrjen në punën e Agjencionit dhe programeve të tij të punës. 

Ministri Abdilaqim Ademi, i dha mbështetje aktiviteteve të planifikuara për përforcimin e kapaciteteve tona institucionale dhe e shprehi vendosshmërinë e Republikës së Maqedonisë që të jetë partner aktiv në bashkëpunimin me institucionet europiane dhe agjendën ekologjike europiane. Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button