Në Jerusalem vendosen shenjat rrugore të ambasadës amerikane

Të paktën tri shenja rrugore “Ambasada Amerikane” janë vendosur në Jerusalem më 7 maj, një javë para bartjes së misionit amerikan në këtë qytet, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters.

Shenjat në gjuhën angleze, hebreje dhe arabe janë vendosur afër konsullatës amerikane, e cila nga 14 maji do të shërbejë si ndërtesë e ambasadës amerikane, pasi të zhvendoset nga Tel Avivi, transmeton REL.

Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe bartjen e ambasadës në këtë qytet është përballur me pakënaqësi në gjithë botën, duke përfshirë aleatët kryesorë në Evropë.

Ky vendim është cilësuar si përpjekje amerikane për të dëmtuar paqen në mes të izraelitëve dhe palestinezëve.

Bartja e ambasadës ishte planifikuar fillimisht të ndodhte në vitin 2019, mirëpo Izraeli ka shpejtuar procesin duke eliminuar pengesat burokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button