79% e prindërve në Maqedoni përdorin dhunë dhe keqtrajtim psikik gjatë edukimit të fëmijëve

Disa prindër edhe kur bëhet fjalë për edukimin e fëmijëve të tij thirren në thënien e famshme “Rrahja ka dalë nga parajsa” dhe me sukses e zbatojnë. Disa të tjerë, janë të vetëdijshëm se psikikisht i keqtrajtojnë fëmijët. Sidoqoftë, numri është mjaft i madh i prindërve që kanë përdorur metoda të dhunshme për disiplinimin e fëmijëve. 79% e prindërve në Maqedoni kanë përdorur dhunë .

Kështu thuhet në hulumtimin e UNICEF-it, ndërkaq duke shtuar se në Maqedoni një e treta e mësuesve kanë vetëdije të ulët për abuzim fizik dhe forma të lehta të dhunës fizike. Sipas këtij hulumtimi, në Maqedoni 7-të nga 10-të fëmijët në moshë prej 2 deri në 14 vjet në shtëpi disiplinohen me metoda të dhunshme, gjegjësisht me dënime fizike ose agresion psikologjik.

Nga UNICEF thonë se te të anketuarit ekziston besueshmëri se metodat e dhunshme të disiplinimit funksionojnë, gjegjësisht 44% prej tyre vlerësojnë se dënimi fizik është mënyrë efikase për korrigjim të sjelljeve të fëmijës, ndërkaq 37% mendojnë se më efikas është dënimi psikologjik.

“Metodat e dhunshme të disiplinimit të fëmijëve në shtëpi janë të pranuara dhe shpesh ato shihen si pjesë e pandashme për edukimin e fëmijëve, edhe pse këto metoda seriozisht e rrezikojnë zhvillimin e fëmijëve dhe i shkelin të drejtat e tyre themelore. Duke e pasur parasysh atë që shumica e prindërve ose 79% kanë deklaruar se kanë përdorur së paku një metodë të dhunshme, psikike, të rëndë ose të lehtë, mund të thuhet se prindërit dhe kujdestarët nga kategoritë e ndryshme sociale, kulturore dhe arsimore arrijnë që fëmijët t’i disiplinojnë me metoda të dhunshme. Gjasa më të mëdha që të dënohet fizikisht kanë ata fëmijë, prindërit e të cilëve kanë pasur përvojë të dënimit fizik si fëmijë”, thotë Benxhamin Perks, përfaqësuesi i UNICEF-it në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button